Bota

“Kur t’jau merr mendja shkojmë në zgjedhje”, pozitë e opozitë përplasen në Kuvend për mocionin

0
“kur-t’jau-merr-mendja-shkojme-ne-zgjedhje”,-pozite-e-opozite-perplasen-ne-kuvend-per-mocionin

Gjithçka nisi kur zv/kryeministri, Besnik Tahiri, iu drejtua opozitës duke i thënë se koalicioni qeverisës është i gatshëm të shkojë kurdo në zgjedhje, shkruan lajmi.net.

“Në qoftë se i keni votat urdhëroni. Kur t’jau merr mendja me shku në zgjedhje shkojmë. Në këto 100 ditë ne si qeveri kemi sanuar disa çështje. Mendoj që nuk është e drejtë të flitet për zgjedhje, pasi që siç rrëzohet një qeveri dihet”, tha Tahiri.

E kësaj deklarate iu përgjigj menjëherë shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi.

Ky i fundit tha se Tahiri po jep një “ofertë ekskluzive” që të shkohet në zgjedhje, dhe se VV këtë e do menjëherë.

Madje i bëri thirrje qeverisë që të tregojë bujari e të jap dorëheqje.

“Na dha një ofertë ekskluzive, na tha shkojmë në zgjedhje kur të doni, na qitash po dojmë. Përveç mocionit ka edhe alternative tjera, dorëheqje. Kemi një qeveri përballë që s’e ka shumicën. Nëse jeni të gatshëm të shkojmë në zgjedhje, jepni dorëheqje dhe tregoni bujarinë tuaj”, u shpreh Selimi.

Në debat pastaj u përfshi edhe Bedri Hamza i PDK-së. Ai tha se partia e tij nuk e voton projektligjin për rimëkëmbje pasi që sipas tij i njëjti nuk ka materie.

Dështimi për të gjashtën herë për të kaluar në Kuvend, sipas tij e tregon vetëm pafuqinë politike të qeverisë.

“PDK nuk është tu vepru në inate sa i përket këtij ligji, por ne po thojmë se ky ligj nuk ka substancë. Për Trustin ne kemi sjellur një iniciativë tjetër ligjore. Nëse ju e keni pru që gjashtë herë, po tregoni që s’keni fuqi politike, as s’i keni numrat, e po thoni opozita po e bllokon vendin. Nuk do të shkojë gjatë e do vini edhe për buxhetin në këtë situatë. Merrini propozimet e PDK-së, merrini se janë të mira, dhe e kalojmë këtë ligj. Ju as s’po doni me reflektu, e as s’e keni fuqinë politike”, tha ai. /Lajmi.net/

 

Lexo të tjera