Lajme

Kurti i provokon përdoruesit e Facebook, e bombardojnë me komente: Shko kërko vota në Kalimash

0

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka vazhduar me provokimin e tij duke bërë ndarje mes skuadrave futbollistike të Kosovës e Shqipërisë. Ai i është referuar Shqipërisë si “kombëtarja jonë” e Kosovës “përfaqësuesja jonë”.


E ky shkrim i Kurtit në llogarinë e tij në Facebook, ka nxituar reagime të shumta tek qytetarët.

Qytetarët e kanë bombarduar Kurtin me komente duke i thënë se edhe kur vije koha për zgjedhje të kërkojë vota në Shqipëri.

 

“Po veç kur vijnë zgjedhjet shko lyp vota në Sukth e në Kalimash, mos na tesh në Kosove, se nëse se din sot lun edhe KOSOVA me Slloveninë në Prishtinë”, ka reaguar një qytetar kundrejt shkrimit provokues të Kurtit.

“Kombëtarja jonë o Kosova qysh spot vjen marre po kqyr mu bo kryeministër i Kosovës e mos mi njoft gjërat kryesore të saj inshAllah kurrë sfiton kurgjo tkeqe për kombëtarën e Shqiprisë”, ka shkruar një tjetër komentues.

“Kandido atëherë per Kryeminister te Shqiperis dhe merr rrogen andej, ose ndoshta kishe preferuar Norvegjin me shumë?”, ka thënë tjetri.

“Kombëtarja jonë nuk asht Shqipria po Kosova”, ka komentuar një person tjetër.

Derisa, të tjerët i kanë kujtuar Kurtit kohën sa ishte në Qeveri e që sipas tyre kishte harruar të përmendte çështjen e Bashkimit Kombëtar.

“Për 50 ditë sa ke n’qeveri, fjalët “Komb, Kombëtare” ki harru me i permen bir. Po get t’pelqejke flamuri “Lara Lara” qat kohë”, është shprehur një komentues tjetër.

“Albin patriot me bateria je me pas dashtë kombëtaren aq shumë dhe flamurin kuq e zi kishe fillu sa ke në pushtet me bashku kombin ama kurgjo hiq ama hiq e pam kush je ti mashtrues 1”, ka thënë një qytetar tjetër.

E disa të tjerë janë shprehur të inatosur me ndasinë e tillë që e ka bërë Kurtin, duke i kujtuar madje se sot luan edhe “kombëtarja e Kosovës”.

“I urojmë padyshim suksese kombëtares tonë që përfaqson Shqipërinë. Po edhe Kosova që nja 50 ditë të mbajti si kryeminister ka një lojë sot e besoj e rrugës kishte me qenë të dy kombëtarët e një kombi me i uru njëkohësisht”.

“Edhe Kosova sot ka ndeshje Kryeminsitër!”, ka shkruar një komentues në shkrimin e Kurtit.

“Sot ndeshet kombëtarja jonë KOSOVA, gjithashtu edhe shteti fqinjë i yni Shqipëria”, ka thënë një qytetar.

“Edhe Kosova lun sot bali Albin. Nashta e ke lon mas kritikave me bo ni status edhe per Kosovën”, është shprehur një tjetër qytetar.

Theksojmë se Kurti, ditë më parë kishte uruar Kosovën duke iu referuar si “përfaqësuesja jonë” derisa Shqipërinë e ka uruar duke e cilësuar si “kombëtarja jonë”.

Per te pare statusin e Kurtit kliko ne kete link:

 

 

Lexo të tjera