Lajme

Kurti injoron kritikat, thotë se e hartoi programin qeverisës për katër vitet e ardhshme

0
kurti-injoron-kritikat,-thote-se-e-hartoi-programin-qeverises-per-kater-vitet-e-ardhshme

Kurti shkruan se qëllimet strategjike, objektivat operacionale dhe masat që do të ndërmerren u prezantuan dhe u shqyrtuan gjerësisht, transmeton lajmi.net.

Ai thotë se së shpejti do të jetë i gatshëm eedhe dokumenti që përcakton qartë prioritetet në çdo fushë.

“Të shtunën dhe të dielen, përgjatë katër sesioneve të ndara, bashkë me të 17 anëtarët e kabinetit qeveritar, zhvilluam punëtorinë për hartimin e Programit Qeverisës dhe Planin e Veprimit për katër vitet e ardhshme të qeverisjes sonë. Qëllimet strategjike, objektivat operacionale dhe masat që do të ndërmerren u prezantuan dhe u shqyrtuan gjerësisht. Së shpejti, këto dokumente tejet të rëndësishme që përcaktojnë̈ qartë prioritetet tona në çdo fushë bashkë me punët drejt realizimit të tyre do të finalizohen edhe teknikisht dhe do të dalin në Qeveri për votim e në Kuvend për diskutim”, ka shkruar Kurti.

Kurti më tej shkruan se qytetarët kanë votuar për ndryshimin dhe se programi i tyre qeverisë do të reflektojë kërkesat dhe të drejtët e qytetarëve.

“Qytetarët kanë votuar për ndryshim. Me vullnetin e tyre ata kanë mundësuar ndryshimin, kurse me punën tonë, qeveria jonë do ta jetësojë ndryshimin. Programi ynë qeverisës do të reflektojë kërkesat, të drejtat dhe nevojat e qytetarëve, për përmbushjen e të cilave ne do të angazhohemi me përkushtim”, ka shkruar Kurti në “facebook”. /Lajmi.net/

Lexo të tjera