Lajme

Kurti këmbëngul, as pas takimit me Lajçak s’bindet që dialogu të jetë prioriteti i parë

0
kurti-kembengul,-as-pas-takimit-me-lajcak-s’bindet-qe-dialogu-te-jete-prioriteti-i-pare

“Më informoi me procesin e dialogut në përgjithësi. Unë shpjegova edhe një herë që ne i kemi fituar këto zgjedhje me programin tonë që përqendrohet te drejtësia dhe punësimi, se jemi në kushtet e pandemisë COVID-19, dhe se nuk jemi kundër dialogut, por e duam parimor dhe të përgatitur mirë” ka thënë Kurti.

“Nuk mund të jetë prioriteti i parë ose i dytë, sepse janë drejtësia dhe punësimi. Nuk e mohoj rëndësinë e dialogut – për BE-në, Kosovën dhe Serbinë, si dhe rajonin, por më e rëndësishmja është që ky dialog të jetë i përgatitur mirë. Të jetë dialog i sinqertë në të cilin nuk jemi në presionin e kohës, por jemi me përkushtimin për substancë”, tha Kuri.

Ai ka thënë se “qytetarët kanë vendosur më 14 shkurt”, derisa ka thënë disa herë se nuk është kundër dialogut parimor.

Kurti po ashtu ka folur për një datë se kur mund të rifillojë vazhdimi i dialogut?

“Nuk mund të ketë datë, sepse duhet të formojmë një herë qeverinë. Duhet të përfundojë numërimi, rinumërimi dhe të bëhet certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve. Qeveria e re e Kosovës do të ketë edhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe të gjitha aspektet e tjera të ekzekutivit, përfshirë edhe raportet me Brukselin dhe dialogun me Serbinë”, shtoi tutje Kurti. /Lajmi.net/ 

Lexo të tjera