Lajme

Kurti lajka PDK’së: Jam i gatshëm të bashkëpunoj për të rrëzuar qeverinë

0

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, është shprehur pro bashkëpunimit me Partinë e Kadri Veselit për ta rrëzuar Qeverinë Hoti.


Ai në Desk të KTV-së ka thënë se për këtë çështje edhe ka pasur kontakte mes këtyre dy partive.

Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me PDK-në për me rrëzua Qeverinë Koti. Shefat e grupeve parlamentare kanë pasur kontakte për ta rrëzuar Qeverinë Koti. Shqetësuese është se PDK-ja po frikësohet nga Presidenti. Qysh me bashkëpunu?”, ka thënë ai.

Kurti gjithashtu sulmoi Thaçin edhe në lidhje me intervistimin e tij para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

“Ai ka kënduar aty, katër ditë ka kënduar aty,” – deklaroi ai, derisa shprehu edhe mbështetjen e tij për Rexhep Selimin nga partia e tij.

Ky i fundit ishte akuzuar në të njëjtën mënyrë nga Ramush Haradinaj, se kishte kënduar para prokurorëve të Speciales.

Lexo të tjera