Lajme

Kurti mes Erdoganit dhe Netanyahut

0
kurti-mes-erdoganit-dhe-netanyahut

Zgjedhjet e 14 shkurtit, i fitoi bindshëm.

E pritjet janë, që Vetëvendosje, shumë shpejtë të shkojë drejt bërjes së qeverisë e vetme.

Ndërkohë, sfidat e para për Qeverinë Kurti 2, duket se kanë trokitur.

Në adresën e kreut të VV-së, këtë fundjavë, erdhën dy urime të rëndësishme për fitoren në këto zgjedhje.

Fillimisht, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, uroi Kurtin, e më pas, u shpreh i gëzuar që Vetëvendosje, mund ta shmang hapjen e ambasadës në Jerusalem.

E pas kësaj, në drejtim të Kurtit, arriti edhe letër-urimi i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Ndryshe nga Erdogan, Netanyahu e ftoi vet Kurtin, në inagurimin e ambasadës në Jerusalem.

Se cili është qëndrimi i Kurtit në mes të këtyre dy letrave, të dielën nuk kanë treguar nga Vetëvendosje.

Por, profesori unversitar, Blerim Latifi, thotë se kjo cështje është e qartë dhe nuk duhet të vihet në diskutim.

Por, cila është rruga që duhet ndjekur, që të mos prishen raportet me shtetin Turk. Ndryshe, me 1 shkurt, Kosova dhe Izraeli vendosen marrëdheniet diplomatike, përmes të cilave, Izraeli njohu Kosovën si shtet.

Ndërsa nga kjo kohë, hapja ambasadës së Kosovës në Jerusalem, ka ngjallur reagime të shumta.

Lexo të tjera