Uncategorized

Kurti në Zvicër, takohet me mjekë shqiptarë: Rikthimi i qeverisjes së pranverës 2020 bëhet edhe më i rëndësishëm e shpresëdhënës

0

Ish-kryeministrit, njëherit lideri i VV-së, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë me mjekë dhe staf shëndetësor shqiptar nga Zvicra.

Ai thotë se kanë shkëmbyer përvojat, që nga sigurimet shëndetësore e deri tek menaxhimi i pandemisë COVID-19.

”Me këso kuadrosh të ditura profesionalisht e të vullnetshme të ndihmojnë vendlindjen, rikthimi i qeverisjes së pranverës 2020 bëhet edhe më i rëndësishëm e shpresëdhënës”, shkruan ndër të tjera Kurti.

Ky është postimi i plotë:

Në Aargau mbajtëm një bisedë tematike me mjekë dhe staf shëndetësor shqiptar nga Zvicra, në të cilën u kyç virtualisht edhe ish Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Shkëmbyem përvojat tona me sisteme dhe në sektorë të ndryshëm shëndetësor në të cilat kanë punuar pjesëmarrësit. Nga sigurimet shëndetësore te menaxhimi i pandemisë COVID-19, nga decentralizimi i spitaleve te emigrimi i specialistëve, nga mënyrat e arsimimit të stafit shëndetësor te shtylla e shëndetësisë në Qeverisjen Alternative, u trajtuan në bashkëbisedim të hapur.

Me këso kuadrosh të ditura profesionalisht e të vullnetshme të ndihmojnë vendlindjen, rikthimi i qeverisjes së pranverës 2020 bëhet edhe më i rëndësishëm e shpresëdhënës./BS

Lexo të tjera