Lajme

Kurti njofton udhëheqësit e misioneve diplomatike të BE-së me prioritetet e Qeverisë

0
kurti-njofton-udheheqesit-e-misioneve-diplomatike-te-be-se-me-prioritetet-e-qeverise

Temë e takimit ishin programi dhe prioritetet e Qeverisë, me theks në agjendën e integrimeve evropiane.

Kurti theksoi se prioritetet e Qeverisë janë drejtësia dhe punësimi, reformimi i sistemit të drejtësisë dhe promovimi i investimeve.

“Hapin e parë të reformës në drejtësi e kemi nisur me aprovimin e koncept dokumentit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme që i paraprin procesit të Vettingut në drejtësi”.

Ai foli edhe për planet për reformimin e prokurimit publik me qëllim të rritjes së transparencës për përfituesit përfundimtarë.

Ministrja Gërvalla tha se mirëpret interesimin e BE-së për dialogun, por theksoi se është me rëndësi që të fokusohen në luftimin e pandemisë, zhvillimin ekonomik dhe reformën në drejtësi.

Udhëheqësit e misioneve diplomatike të BE-së i njoftuan Kurtin dhe Gërvallën se janë duke u angazhuar për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19 për Kosovën. Ata ofruan bashkëpunimin e vendeve të BE-së në përmbushjen e reformave të parapara.

Lexo të tjera