Lajme

Kurti tërë mllef ndaj Kryeministrit, nëntë herë i referohet si “Koti”

0
kurti-tere-mllef-ndaj-kryeministrit,-nente-here-i-referohet-si-“koti”

Ish-Kryeministri ka vendosur që t’i japë cilësim përçmues pasuesit të tij dhe Qeverisë së udhëhequr nga ai, që kur e humbi pushtetin për t’u kthyer në opozitë.

Edhe sot, gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti nuk e hoqi nga goja këtë epitet. Për 21 minuta sa foli para anëtarëve, ku trajtoi edhe çështje të brendshme të partisë, ai e përdori 9 herë fjalën “Koti”.

Gjatë fjalimit, Kurti katër herë tha “Qeveria/së Koti”, dy herë “Kryeministri/t Koti”, dy herë “Avdullah Koti” dhe një herë iu referua me “ky Koti”.

Fjala “Koti”, e përdorur si mbiemër, është epitet fyes. Sipas fjalorit të gjuhës shqipe, ndajfolja “kot” përdoret për të përshkruar diçka të padobishme, që nuk bën asgjë.

Lexo të tjera