Lajme

Kush do të vaksinohet nesër? MSH lëshon njoftim të rëndësishëm lidhur me procesin

0
kush-do-te-vaksinohet-neser?-msh-leshon-njoftim-te-rendesishem-lidhur-me-procesin

Sipas këtij njoftimi, gjatë ditës së nesërme vaksinimi do të vazhdojë me të moshuarit e vendosur në shtëpitë e kujdesit për të moshuar dhe punëtorët socialë që kujdesen për ta në komunat Prishtinë, Suharekë, Skënderaj, Istog e Graçanicë, shkruan lajmi.net.

Gjithashtu, nesër do të vaksinohen edhe pacientët në dializë. Pacientët e komunës së Prishtinës që janë në dializë do të vaksinohen në qendrën “1 Tetori”, kurse të tjerët nëpër QKMF-të komunale.

Ky është njoftimi i plotë:

Njoftim rreth vaksinimit kundër COVID-19

Prishtinë, 13 prill 2021

Komiteti për vaksinim kundër COVID-19 njofton se gjatë ditës së nesërme, e mërkurë, 14 prill 2021 procesi i vaksinimit kundër COVID-19 do të vazhdojë me vaksinimin e të moshuarve të vendosur në shtëpitë e kujdesit për të moshuar dhe punëtorët socialë që kujdesen për ta, në komunat ku ka Qendra të këtilla: Prishtinë, Suharekë, Skënderaj, Istog dhe Graçanicë.

Gjithashtu, gjatë ditës së nesërme (14 prill 2021), do të vaksinohen edhe pacientët në dializë, ata të Komunës së Prishtinës në qendrën “1 Tetori”, kurse të tjerët, secili në njësinë e vaksinimit të QKMF-së në komunën ku jeton.

Vaksinimi bëhet nga ora 08:00-19:30. /Lajmi.net/ 

Lexo të tjera