BotaLajme

Kush e fitoj debatin e parë televiziv – Trump apo Biden?

0

Në një debat që ishte ekuivalenti politik i një lufte për ushqim, fituesi ishte personi që fliste për popullin dhe jo për kundërshtarin.

Donald Trum, kandidati republikan si dhe demokrati, Joe Biden janë takuar në debatin e parë televiziv të garës presidenciale amerikane.

Të martën në mbrëmje, në bazë të sondazheve të çastit dhe tregjeve të basteve, ai njeri ishte Joe Biden, raporton BBC, transmeton Telegrafi.

E gjithë kjo sepse qëllimi i tij kryesor ishte t’u dëshmonte amerikanëve se mund të qëndronte nën presion, se nuk kishte humbur asnjë hap për shkak të moshës, të mbaj qetësinë para një kandidati nguca keq.

Ai më së shumti e përmbushi këtë standard, megjithëse ishte e pjesshme sepse Donald Trump, nga ndotja dhe ndërprerjet e tij të vazhdueshme, rrallë i jepte ish-nënkryetarit një mundësi për të thënë diçka të dëmshme për kauzën e tij, transmeton Telegrafi.

Trump kishte nevojë për këtë debat shkaku i garës që po anon kundër tij – dhe e cila ka qenë jashtëzakonisht e qëndrueshme, përmes fatkeqësive ekonomike, shëndetësore dhe sociale.

Lexo të tjera