Lajme

Kush është adoleshenti shqiptar që humbi jetën tragjikisht në Itali?

0
kush-eshte-adoleshenti-shqiptar-qe-humbi-jeten-tragjikisht-ne-itali?

Mediat italiane shkruajnë se funerali i shqiptarit do të mbahet të martën, ndërsa sot është organizuar një lutje në Pontremoli. I gjithë komuniteti është në zi për këtë tragjedi.

Mësohet se Senka ra nga shkëmbi i malit Marmagna në kufirin mes provincës së Parmës me atë të Massa Carrara. Në momentin e ngjarjes, ai shoqërohej nga disa miq të tij. Fatkeqësisht 18-vjeçari nuk është i pari që humb jetën në atë mal. Në të njëjtin vend dy javë më parë një tjetër person humbi jetën.

Siç raportojnë mediat, miqtë që e shoqëronin u përpoqën që ta nxirrnin nga ku kishte rënë. Por u desh ndërhyrja e ekipeve të kërkimit. Ata u përpoqën që ta nxirrnin trupin e pajetë që të shtunën, por kushtet e rënda atmosferike bllokuan operacionin. Ditën e djeshme u bë e mundur nxjerrja e kufomës. Për operacionin u përdorën edhe helikopterë./tvklan

Lexo të tjera