Bota

Kush është shefi i ri i Zyrës së BE-së në Kosovë?

0
kush-eshte-shefi-i-ri-i-zyres-se-be-se-ne-kosove?

I njëjti, sot pritet që të zhvillojë një takim njoftues me kryeministrin Avdullah Hoti.

Szunyog më 1 shtator ka marrë një detyrë të re shumë të rëndësishme, atë të shefit të zyrës së BE-së në Kosovës.

Kush është Tomas Szunyog?

Çeku Szunyog është emëruar nga Këshilli Evropian në pozitën e përfaqësuesit të ri special të Bashkimit Evropian në Kosovë, kjo pas skadimit të mandatit të Nataliya Apostolova.

Diplomati i ri, siç u tha përmes një njoftimi, do të mbështesë edhe perspektivën evropiane të Kosovës dhe afrimin me BE-në, në përputhje me perspektivën e rajonit dhe në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit

Szunyog është zëvendës i shefit të Përfaqësisë Çeke në BE dhe ambasador i këtij shteti në Komitetin për politikë dhe siguri në bllokun evropian

Ai në këtë post ka qenë që nga viti 2017, ndërsa pas ardhjes në Bruksel, ai ka qenë drejtor i departamentit për politikë dhe siguri të Ministrisë së Jashtme çeke.

Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë ka punuar edhe më parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pasi ka shërbyer si ambasador i Çekisë në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Slloveni.

Szunyog ka drejtuar edhe departamentin për Evropën Juglindore të Ministrisë së Jashtme çeke.

Ndryshe, posti i shefit të zyrës së BE-së në Kosovë është njëri prej posteve më të larta diplomatike, pasi ka statusin edhe të përfaqësuesit të posaçëm të tillë.

Një status të tillë kanë vetëm diplomatët pa detyra specifike dhe ata diplomatë që merren me vende që konsiderohen më problematike.

Lexo të tjera