Rozë

Kush është vajza që po e shoqëron Butrint Imerin në pushime?

0
kush-eshte-vajza-qe-po-e-shoqeron-butrint-imerin-ne-pushime?

Butrint Imeri vazhdon të marrë vëmendje me veprimet që i bën në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Së fundi, këngëtari ka postuar një video, në të cilën shfaqet në pushime, teksa tregon se nuk është vetëm, por bashkë me një femër.

Ani pse nuk preferoi të zbulonte se kush është vajza që po e shoqëron, Butrinti e filmoi atë duke marrë rreze dielli në ballkon.

Artisti së fundi ka paralajmëruar këngën e re, të cilën pritet që ta publikojë nesër (e diele) në duet me Nora Istrefin.

Sa i përket jetës private, Butrinti është komentuar prej kohësh për një lidhje të mundshme me Kiara Titon. /Lajmi.net/

Lexo të tjera