Bota

Kush janë aktoret më të paguara të 2020-ës?

0
kush-jane-aktoret-me-te-paguara-te-2020-es?

Sofia Vergara kyeson listën e aktoreve më të paguara, sipas Forbes, me 43 milionë dollarë. Angelina Jolie (35 milionë dollarë) dhe ylli i Red Notice, Gal Gadot (31 milionë dollarë) vijnë në vendin e dytë dhe të tretë në listë.

Në përgjithësi, dhjetë aktoret më të paguara kanë fituar në tërësi 254 milionë dollarë në 12 muaj, 20% më pak se vitin e kaluar. Të gjitha, përveç Angelina Jolie dhe Emily Blunt, i bejnë pjesën më të madhe të fitimeve nga televizioni. Ato që bënë shumicën e parave nga filmat tradicionalë fituan një shumë prej 58 milionë dollarësh këtë vit, nga 136.5 milionë dollarë në 2019.

Vergara, e cila kryeson në këtë listë, kishte këtë herë projektin më të madh televiziv të sajin, rolin e Glorias në ABC’s Modern Family, ku fitoi 500,000 dollarë për episod. Po ashtu, dhe pjesëmarrja e saj në jurinë e America’s Got Talent. U pagua, të paktën, 10 milionë dollarë çdo sezon, transmeton lapsi.

Scarlett Johansson, e cila kryesoi në listën e vitit kaluar, me 56 milionë dollarë, këtë vit nuk bën pjesë as në dhjetëshen e parë. Këtë vit të ardhurat e saj janë ulur me më shumë se 40 milionë dollarë, duke e lënë atë plotësisht jashtë lindjes.

Hollyëood-i gjithmonë mbron barazinë gjinore në lidhje me shumën që përfitojnë të dyja gjinitë. Edhe këtë vit kjo mbetet teori, pasi përfitimet e dhjetë aktorëve meshkuj në tërësi jane 545.5 milionë dollarë, pothuajse dyfishi i kolegeve femra.

Renditja e dhjetë aktoreve më të mira:
1. Sofia Vergara: 43 milionë dollarë
2. Angelina Jolie: 35.5 milionë dollarë
3. Gal Gadot: 31.5 milionë dollarë
4. Melissa Mccarthy: 25 milionë dollarë
5. Meryl Streep: 24 milionë dollarë
6. Emily Blunt: 22.5 milionë dollarë
7. Nicole Kidman: 22 milionë dollarë
8. Ellen Pompeo: 19 milionë dollarë
9. Elisabeth Moss: 16 milionë dollarë
10. Viola Davis: 15.5 milionë dollarë

Lexo të tjera