Diego Maradona ka qenë një nga klientët e shumtë të Nusret Gokces nga bota e futbollit që ka vizituar njërin prej restoranteve të tij, shkruan lajmi.net.
Pas vdekjes së legjendës së futbollit, ishin emra të shumtë ata të cilën e kujtuan dhe publikuan foto me të.
Njësoj ka vepruar edhe kuzhinieri i famshëm turk Nusret Gokces i cili e ka kujtuar një moment me tashmë të ndjerin.
Video është realizuar nga vizita e legjendës në një prej restoranteve të tij në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
“Pusho i qetë, legjendë”, ka shkruar ai në Instagram./Lajmi.net/