Lajme

Ky është çmimi që do të paguajnë qytetet e tjera për të hyrë me veturë në qendër të Prishtinës

0

Për tu futur në brendësi të kryeqytetit të Kosovës së shpejti do të bëhet me pagesë për qytetarët që vijnë me vetura nga vendet e tjera të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, ka deklaruar se kjo taksë po vendosët për të shkarkuar qendrën e Prishtinës dhe se muaji dhjetor dhe janar janë muajt kur vendi ndotet më së shumti e këtë e shkaktojnë edhe veturat e shumta që hynë në qendër të Prishtinës.

Ai ka thënë se kjo taksë do të kushtoj rreth 10 euro, por se ende nuk është vendour.

“Asnjë qytetari nuk i ndalohet hyrja në kryeqytet, po duhet të paguaj taksën, që ndryshe quhet taksë e gjelbër “, ka thënë Pacolli për Klan K..

“Çmimi i kësaj takse do të jetë minimum 10 euro, por se ëndë nuk është vendosur”, u shpreh Selimi.

Ndërsa, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka thënë se mbi 100 mijë vetura hynë në Prishtinë në rrugët hyrëse gjatë ditës, duke e cilësuar këtë si një problem të madh, të cilin nuk mund ta zgjidhë as ndërtimi i Unazës së qytetit.

Ahmeti ka paralajmëruar se në muajt në vijim do ta shqyrtojnë ‘ Congestion Charge’ që është një pagesë për të hyrë në qendër të qytetit me veturë, në mënyrë të shmangies së trafikut të dendur./gazetametro.net

Lexo të tjera