Elezaj përmes një shkrimi në Facebook ka treguar që i riu që vdiq sot është Bledar Mustafa.
“Sot një ditë e trishtë për Klinën. Tronditës e shumë i dhimbshëm lajmi për vdekjen e të riut nga Klina, Bledar Mustafajt, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në komunikacion, të ndodhur sot në fshatin Kijevë të Malishevës. Familjes Mustafa, miqve e shokëve të Bledarit ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Elezaj.
Kujtojmë se në këtë aksident ku ishin të përfshira 5 vetura, mbetën të lënduar edhe nëntë persona të tjerë. /Lajmi.net/
Sot një ditë e trishtë për Klinën
Tronditës e shumë i dhimbshëm lajmi për vdekjen e të riut nga Klina, Bledar…Posted by Prof. Dr. Zenun Elezaj on Thursday, March 4, 2021