Bota

Ky është personi që pritet ta zëvendësoj Richard Grenellin

0
ky-eshte-personi-qe-pritet-ta-zevendesoj-richard-grenellin

Jeffrey Prescott, pritet të vijë në ketë pozitë pasi që Biden të inaugurohet zyrtarisht si president i SHBA-ve.

Ai është i ri dhe ka 45 vjet, por që ka qenë edhe më herët bashkëpunëtor i presidentit të zgjedhur Biden dhe ish-presidentit Obama.

Jeffrey Prescott është bashkëpunëtor i vjetër në Qendrën Penn Biden për Diplomaci dhe Angazhim Global dhe drejtori ekzekutiv i Veprimit të Sigurisë Kombëtare, shkruan Metro.

Ai shërbeu si ndihmës special i presidentit dhe drejtorit të lartë për Iranin, Irakun, Sirinë dhe vendet e Gjirit Persik në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Presidentit Barak Obama dhe si zëvendës këshilltar i sigurimit kombëtar të Zëvendës Presidentit Joe Biden dhe këshilltar i lartë i Azisë.

Jeffrey Prescott.

Lexo të tjera