Fun

Ky shtet nuk e konsideronte birrën pije alkoolike deri në vitin 2011

0
ky-shtet-nuk e-konsideronte-birren-pije-alkoolike-deri-ne-vitin-2011

Siç edhe mund ta keni një ide në mendje se cili shtet ishte ky, sigurisht, Rusia! Të gjithë e dinë se sa shumë rusët pëlqejnë alkoolin, shkruan lajmi.net.

Deri pak vite më parë, ju do të mund të ndaloni në një kioskë dhe të merrni një birrë, dhe të vazhdoni rrugën për në punë.

Birra ishte në çdo dyqan, kioskë, metro, restorante familjare, thjeshtë kudo! Nëse një dyqan kishte ujë, kishte edhe birrë.

Pra nuk kishte as një rregullore që do të ndalonte birrën për të miturit. Çdo pije që kishte nën 10% alkool nuk konsiderohej alkoolike, por pije freskuese.

Ligji u deklarua në vitin 2011, mirëpo hyri në fuqi në vitin 2013, nga presidenti i atëhershëm Dmitry Medvedev. Sigurisht, rusët nuk ishin të lumtur për këtë, sepse të gjithë e dinë se sa shumë pinë ata.

Alkooli është pjesë aq e përditshme e jetës së tyre, sa që ata marrin dy javë pushim për të festuar rreth Krishtlindjeve dhe Vitit të ri, shkruan lajmi.net. Është një festë e gjatë, me shumë alkool.

Mirëpo fatkeqësisht, që prej hyrjes në fuqi të ligjit ajo është bërë më e vështirë.

Para ndalimit të pirjes së birrës në mënyrën që është pirë më parë, sepse sigurisht, çdo shtet ka rregulla për pirjen e alkoolit në publik, shteti vendosi të rris tatimin për industrinë e birrës për 200%.

Por edhe me çmimet e ngritura, birra vazhdoi të konsumohej me avazin e njëjtë, dhe këtu u ndërmorën masat sepse u kuptua që problemi nuk ishte çmimi i ulët i birrës, por qasja e lehtë në të.

Shteti vendosi të marrë këto masa, si shkak se rusët pinë shumë, dhe sigurisht kjo ka efekte shumë të këqija për shëndetin e gjithë popullit.

Është llogaritur se një rus mesatar pi rreth 16 litra alkool të pastër në vit, dhe rreth 500,000 vdekje çdo vit janë të lidhura me alkoolin.

Tani mosha legale e pirjes së birrës është 18 vjeç, por nëse dëshironi të pini diçka më të fortë, duhet të jeni 21 vjeç. /Lajmi.net/

Lexo të tjera