Rozë

Labi sfidon shtetin, organizon protestë kundër masave të reja

0
labi-sfidon-shtetin,-organizon-proteste-kunder-masave-te-reja

Gjatë ditës së sotme, kryeministri Avdullah Hoti ka prezantuar masat e reja antiCOVID, shkruan lajmi.net.

Me masat e reja do të rikthehet ora policore, andaj në shtatë komuna, përfshirë  Prishtinën, Podujevën, Mitrovicën, Pejën, Gjakovën, Gjilanin dhe Ferizaj, do të ndalet aktiviteti ekonomik nga ora 19:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Labinot Tahirit, i cili përmes një vidoeje live, ka njoftuar publikun se të premten (ditën kur do të hyjnë në fuqi këto masa) do të organizojë protestë në orën 11:00 në sheshin e Ferizajt.

KY ËSHTË NJOFTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:

“Lajmrim!

70 perqind e qytarëve dhe bisneseve jane kunder mbylljes.

MOS LEJO AS TI!

Të premten ora 11:00 para Sheshit te Ferizaj do te dalë në PROTESTË.

Ju, pronarë te bizneseve e qytetarë, mos rrini duar kryq do te falimentoni te gjithë nese lejoni mbylljen totale.
Mos keni frik, unê shkoj ne burg për ju.

Merrni maskat mbrone veten nese ka virus, dhe se cili e mbajm pergjegjesine e jo me na mbyll si miun ne kafaz e me u dok si derraaa pa krye.

Unë do te dal e sa dalin qytetarêt le ta bartin secili ndeegjegjejen e tyre se leht me u anku por me dale nuk është marre.

Nuk dal per muzik dhe Estrade ajo pune ka mbaruar, por dal se plot pronarë me shkruajne dhe jam ne mbrijtje te qytetarit”. /Lajmi.net/

Lexo të tjera