Labinot Tahiri gjatë ditës së djeshme kishte njoftuar se të premten publikon bashkëpunimin me motrën, Sarandën, shkruan lajmi.net.
Por, në mëngjes ai njoftoi se kënga nuk do të publikohet sot, në shenjë solidarizimi më familjen nga Deçani, që humbën dy fëmijë tragjikisht në një aksident me tren.
Këngëtari thotë se ndan dhimbjen me familjen Arifaj dhe u shpreh ngushëllime për humbjen e fëmijëve.
View this post on InstagramA post shared by Labinot Tahiri FKSH
(@labinottahiriofficial) on
“Përshëndetje i dashur publik dhe ju qytetarë!
Sot kjo familje ka mërzinë shumë të madhe, për vdekjen e dy djelmoshave në moshë të fëmirisë!
Unë dhe motra nuk do ta hedhim këngën e paralajmruar për sot!
Ne ndajmë dhimbjen me të gjithë familjen, qytetarêt dhe ata që ky rast i ka prekur thellsishtê në shpirtë.
Familje e nderuar Arifaj!
Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta nga familja ime dhe ata që nuk e kanë pa këtë rast!
Zoti i dërgoftë ata dy engjuj në PARAJSË!
Sinqerisht, Labi Kosovë e Shqipërisë”, ka shkruar Labi. /Lajmi.net/
View this post on InstagramA post shared by Labinot Tahiri FKSH
(@labinottahiriofficial) on