Lajme

“Labinot Gruda e theu passwordin e zyrtarit të Ministrisë së Infrastrukturës” – dalin detaje të reja nga vjedhja mbi 2 milionëshe në Thesar

0

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka dhënë detaje të reja për skandalin e vjedhjes mbi 2 milionë eurove.


Bajrami ka thënë se punëtori i Theasarit, Labinot Gruda, ka pasur pozitën e menaxherit të tavolinës ndihmëse, ka punuar në krijimin e qasjeve.

“Ka qenë i autorizuar për krijimin e qasjes, ndryshimin e fjalëkalimit, caktimin e grupit të sigurisë dhe klasës funksionale. I ka përdorë të gjitha autorizimet, ka krijuar llogari të rreme, dhe ka vepruar si të ishte zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës, duke dhënë të gjitha urdhrat, duke bërë blerjen e mallit, i ka kry disa hapa, që sipas ligjit dhe procedurës do të duhej t’i kryenin zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës”, ka thënë Bajrami në T7, shkruan Reporteri.net.

Ministrja ka thënë se Gruda e theu passwordin e zyrtarit të Ministrisë së Infrastrukturës.

Ajo ka thënë se për skandalin e vjedhjes së mbi 2 milionë eurove është njoftuar me datë 20 tetor, 10 ditë me vonesë nga vjedhja.

Ministrja Bajrami ka thënë se është e rrënuar nga vjedhja mbi 2 milionëshe, por nuk ka dhënë dorëheqje pasi mund të zhdukeshin provat. /Reporteri.net/.

 

Lexo të tjera