Rozë

Lady Gaga dhe Jlo do të këndojnë himnin kombëtar në inaugurimin e Joe Biden

0
lady-gaga-dhe-jlo-do-te-kendojne-himnin-kombetar-ne-inaugurimin-e-joe-biden

Këngëtarja e hitit “The Bad Romance” Lady Gaga do të këndojë himnin kombëtar në ceremoninë e Biden dhe Kamala Harris që do të zhvillohet në oborrin e ndërtesës së Kongresit Amerikan, transmeton lajmi.net.

Ndërkaq Jennifer Lopez do të performojë pak para fillimit të ceremonisë ashtu si Demi Lovato dhe Justin Timberlake.

Fituesja e Oscar, Lady Gaga është një mbështetëse e madhe e presidentit të sapo zgjedhur Joe Biden dhe ka qenë një prej zërave kryesorë që e kanë përkrahur atë gjatë gjithë procesit të zgjedhjeve.

Ajo gjithashtu filmoi një video të fushatës për Biden në muajin nëntor duke bërë thirrje për ta votuar./Lajmi.net/

Lexo të tjera