Lajme

Lagjja e shqiptarëve, a është kjo pjesa më e bukur e Stambollit?

0

Fshati shqiptar apo Arnavutköy është një lagje në Stamboll e vendosur mes Ortakoy dhe Bebek-ut në pjesën bregdetare të ngushticës së Bosforit, shkruan Gazeta Metro.


Shqiptarët në Turqi  përbëjnë një komunitet prej rreth 500 mijë deri 1.3 milionë banorësh, ndërsa sipas disa burimeve tjera nurmri i personave me prejardhje shqiptare është rreth 5 milionë. Si pasojë e dokrinës së shenjtë serbe dhe si pasojë e migrimit shqiptar gjatë kohës së perandoris Omane një numër i konsiderueshem i shqiptarëve kanë marr shtetësinë turke pas krijimit të saj. Për shkak të mungeses së regjistrimit të popullsisë sipas racës edhe numri i shtetasve turk me prejardhje shqiptare nuk mund të dihet saktësisht.

Si do që të jetë dihet se në Stamboll ka pasur familje të racës shqiptare që kanë jetuar dhe punuar atje. Por, përkundër të dhënave që nuk dihen për shqiptarët që jetojnë në Turqi, “Fshati shqiptar” nuk gëzon fatin e njejtë me humbjen e gjurmëve si pjesët tjera, sepse Arnavutköy-it  ia kanë vënë emrin disa ushtarë shqiptarë që kanë luftuar përkrahë Sulltan Mehmetit në vitin 1468  në betejën për çlirmin e Stambollit.

Arnavoutkoy që në shqip përkthehet “Fshati shqiptar”përbëhet me shumicë nga popullsia shqiptare, dhe është njëra ndër lagjet më të bukura të kryeytetit turk, shkruan Gazeta Metro.

Ato çka e shquajnë këtë lagje janë pyjet e bukura që ka brenda saj, pemishtet dhe kopshtet më të bukura që janë ndërtuar në të kaluarën dhe i japin Bosforit një pamje piktoreske.

“Fshati shqiptar” njihet gjithashtu si qendra e cila i ka rezistuar historisë duke e mbrojtur identitetin e saj arkitekonik. Shtëpitë e drurit rreth bregu të detit i japin vizitorëve të Arnavutköy-it një leksion të së bukurës të kryeqytetit osman.

Në Arnavutköy kanë zënë rrënjë edhe grekët, që nga viti 1887 pas djegies që i është bërë kësaj pjese të Stambollit, mirëpo populli grek nuk e solli stilin e jetesës të grekëve të Athinës aty, por preferuan të mos e humbasin imazhin e bukur të trashëguar nga shqiptarët, dhe jetuan sipas stilit të Perandorisë Osmane, siç bënë të gjithë të tjerët atje, duke përfshirë edhe shqiptarët./gazetametro.net

Lexo të tjera