Lajme

Lajçak: Besoj mund të arrihet brenda pak muajsh një marrëveshje gjithëpërfshirëse

0
Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në një intervistë ekskluzive për Telegrafin një ditë para së ta vizitojë Kosovën, ka folur për shumë çështje.

I deleguari i BE-së për dialogun, në intervistë me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka folur për takimin e radhës në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq si dhe ka treguar se për cilat tema janë pajtuar palët për të negociuar në Bruksel.

Ai ka folur edhe për marrëveshjet e arritura në Washington dhe rolin e BE-së në këto çështje.

Sipas përfaqësuesit të BE-së, një marrëveshje brenda muajve e jo viteve do të ishte ideale për dy vendet, por duke marrë në konsideratë se të dy palët do të jenë të gatshme të angazhohen dhe të bëjnë kompromis.

Lexo intervistën e plotë:

Telegrafi: Z.Lajçak, kur do të mbahet takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe në çfarë niveli do jenë diskutimet?

Lajçak: Ne do të shpallim datën për raundin tjetër të diskutimeve në Bruksel në kohën e duhur. Ne së pari do të vazhdojmë negociatat në nivelin e kryenegociatorëve, të cilat eventualisht do të çojnë në takimin e ardhshëm të liderëve. Ashtu si Presidenti Vuçiq, edhe Kryeministri Hoti e bënë shumë të qartë se ata janë të gatshëm të vijnë në Bruksel. Telegrafi: A janë pajtuar Kosova e Serbia se për cilat tema do të diskutohen nën dialogun e lehtësuar nga BE në Bruksel?/KI

Lexo të tjera