Lajme

Lajçak insiston në fillimin e shpejt të dialogut, Kurti e Osmani nuk e ka prioritet

0
lajcak-insiston-ne-fillimin-e-shpejt-te-dialogut,-kurti-e-osmani-nuk-e-ka-prioritet

Ai ka thënë së është pajtuar me Osmanin që dialogu të fillojë sa më shpejt dhe një gjë të tillë ka marrë edhe nga Albin Kurti, ky i fundit fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Të luftohet korrupsioni dhe që të vazhdohet dialogu, dialog ky i cili po ndërmerr çështje të cilat janë të rëndësishme për secilin shtetas të Kosovës dhe në këtë kontekst kisha një bisedë të gjatë me Kurtin dhe Osmanin.”

“Të diskutohet për atë se ku jemi në çështjen e dialogut dhe çfarë kemi arritur pas vazhdimit të dialogut në korrik dhe cilat janë hapat e tjera që i parashohim. Dhe që dialogu duhet të vazhdojë dhe se duhet krijuar disa situata interner për vazhdimin e dialogut.”

“Mesazhi im përfundimtar është që unitetin politik në Kosovë është përgjegjësi jo vetëm e qeverisë por përgjegjësi e të gjitha partive politike që të kuptojnë që për të gjithë qytetarët. Pra duhet kyçur të gjithë dhe z.Presidente më tha se ndihet njëjtë dhe dëshirojmë të ndërtojmë këtë unitet.”

Sidoqoftë, Kurti pas takimit me Lajçakun ka thënë se dialogu për të nuk është prioritet por si pikë  e katërt e prioriteteve të tij.

Kurti ka thënë se nuk e mohon rëndësinë e dialogut me Serbinë, por ai duhet të jetë i përgatitur mirë dhe i sinqertë.

“Nuk mund të jetë prioriteti i parë ose i dytë, sepse janë drejtësia dhe punësimi. Nuk e mohoj rëndësinë e dialogut – për BE-në, Kosovën dhe Serbinë, si dhe rajonin, por më e rëndësishmja është që ky dialog të jetë i përgatitur mirë. Të jetë dialog i sinqertë në të cilin nuk jemi në presionin e kohës, por jemi me përkushtimin për substancë”, tha Kurti. /Lajmi.net/

Lexo të tjera