Lajme

Lajçak tregon se çfarë bisedoi sot me kryeministrin Hoti

0
lajcak-tregon-se-cfare-bisedoi-sot-me-kryeministrin-hoti

I dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka treguar në rrjetin social Twitter për bisedën e tij virtuale me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

Hoti dhe Lajçak kanë folur sot për dialogun në mes të Kosovës dhe të Serbisë.

“Bisedë e mirë me Kryeministrin Avdullah Hoti sot për të shkëmbyer mendime mbi gjendjen aktuale të  dialogut të lehtësuar nga BE-ja si dhe për aktivitetet e ardhshme”, tha Lajçak.

Lexo edhe: 

​Hoti ia bën me dije Laçakut se dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke

Hoti po ashtu tregoi për bisedën e tij me Lajçakun, ku ndër të tjera tha se i bëri të ditur Lajçakut se vetëm njohja reciproke është përfundimi i kënaqshëm nga ana e Kosovës. /Lajmi.net/

Lexo të tjera