Sport

Lajm i bujshëm – Khabib rikthehet në UFC?

0
lajm-i-bujshem-–-khabib-rikthehet-ne-ufc?

Kështu të paktën lë të kuptohet një postim i menaxherit të Khabib në rrjetet sociale.

Statusi “30-0” i Ali Abdelaziz, ka bërë që shumë persona të jenë të bindur se Khabib po rikthehet në UFC.

Khabib vendosi të pensionohej pas fitores së fundit nga Justin Gaethje, dhe shefi i UFC, Dana White, ishte i bindur se ai mund të kthehet për fitoren e 30-të në këtë sport, diçka e cila ka qenë edhe dëshirë e babait të tij.

Abdelaziz me këtë njoftim, vetëm ka rritur dyshimet se kjo mund të ndodh, kështu që mbetet të shihet se çfarë do të sjellë e ardhmja.

Khabib ka dalë në pension me një rezultat mbresëlënës, 29 fitore në 29 ndeshje./Lajmi.net/

Lexo të tjera