Rozë

Lajm i keq për fansat e “No Time To Die”

0
lajm-i-keq-per-fansat-e-“no-time-to-die”

Publikimi i filmit të ri të James Bond është shtyrë përsëri, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Premiera e “No Time To Die tashmë” ishte zhvendosur nga prilli në nëntor për shkak të pandemisë.

Filmi tani është shtyrë më tej deri më 2 prill 2021 “në mënyrë që të shihet nga një audiencë teatrore në mbarë botën”, thuhet në një deklaratë, në faqen e filmit në internet.

“Ne e kuptojmë që vonesa do të jetë zhgënjyese për fansat tanë, por tani shpresojmë të publikojmë No Time To Die vitin e ardhshëm”, përfundon deklarata.

“No Time To Die”  do të jetë paraqitja e fundit e Daniel Craig si agjent i shërbimit sekret britanik.

Filmi i fundit i Bond, Spektri, mori gati 900 milionë dollarë (690 milionë funta) në arka në mbarë botën më 2015. /Lajmi.net/

Lexo të tjera