Sport

Lajm i mirë për Juventusin, Dybala rikthehet në stërvitje

0
lajm-i-mire-per-juventusin,-dybala-rikthehet-ne-stervitje

Derisa Juventus po përgatitet për ndeshjen kundër Romës në fundjavë, Tuttosport ka zbuluar se Dybala është rikthyer, përcjell lajmi.net.

Argjentinasi ka qenë jashtë fushave për më shumë se një muaj, shkaku i një lëndimi.

Dybala nuk ishte pjesë e skuadrës së Juventusit në ndeshjen e parë kundër Sampdorias, ku skuadra e Andrea Pirlos fitoi 3:0.

Me Dybalan e rikthyer dhe Alvaro Moratën e transferuar nga Atletico Madrid, tani Juventus ka më shumë opsione për fazën e sulmit./Lajmi.net/

Lexo të tjera