Sport

LAJMI I FUNDIT: Armend Dallku trajner i KF Dukagjinit

0
lajmi-i-fundit:-armend-dallku-trajner-i-kf-dukagjinit

Pak ditë pas largimit nga FC Prishtina, Armend Dallku rikthehet në stol, por në Ligën e Parë të Kosovës.

Trajneri i ri do të marrë drejtimin e KF Dukagjinit, ku do të zëvendësojë të larguarin Severin Elezaj.

Njoftimi i KF Dukagjinit:

Dallku nga sot merr timonin e skuadres së Dukagjinit!

Pas largimit të trajnerit klinas Severin Elezaj, klubi tashmë ka arritur akordin me ish trajnerin e FC Prishtinës zt. Armend Dallku i cili do ta drejtoj skuadren tonë deri në fund të këtij sezoni. Pjesë e shtabit teknik të Dallku do të jetë edhe ish trajneri kondicional të FC Prishtina, Artan Luzi.

Klubi u dëshiron mirëseardhje dhe suksese në sfidat e përbashkëta.

/Lajmi.net/

Lexo të tjera