Bota

Lakers pritet të bëjnë ndryshime në formacion, për ndeshjen e dytë ndaj Denver

0
lakers-pritet-te-bejne-ndryshime-ne-formacion,-per-ndeshjen-e-dyte-ndaj-denver

Lakers kanë fituar ndeshjen e parë në finalen e konferencës perëndimore ndaj Nuggets, por këtu nuk merr vesh asgjë.

Seria sheh të kalojë përpara skuadrën që fiton katër ndeshje, andaj ka shumë kalkulime të mbetura.

Trajneri i Lakers, Frank Vogel, thuhet se po planifikon ndryshime në pesëshen startuese për ndeshjen e dytë, që të zgjidh sa më parë hesapet me Denver.

Dwight Howard është ndryshimi që pritet. Ai me shumë gjasë do të jetë në parket nga minuta e parë, përcjell lajmi.net.

Pesëshet startuese në NBA konfirmohen deri në 30 minuta para ndeshjes, kështu që duhet pritur deri atëherë për të konfirmuar këto raportime që vijnë nga ShBA.

Howard ishte spektakolar në ndeshjen e parë ndaj Nuggets, duke dominuar Nikola Jokic në fazën defensive dhe duke kontribuuar me 13 pikë, 3 kërcime, 2 bllokada e 2 topa të vjedhur. /Lajmi.net/

Lexo të tjera