Bota

Lampard flet për interesimin e Bayern në Hudson-Odoi

0
lampard-flet-per-interesimin-e-bayern-ne-hudson-odoi

Odoi ishte startues sot në ndeshjen kundër Crystal Palace, duke dhënë shenja se është pjesë e planeve të Chelsea.

Anglezi është në radarin e skuadrës së Bayern Munich, por gjermanët nuk do ta kenë të lehtë transferimin e tij.

Pikërisht për këtë temë ka folur Frank Lampard, duke dhënë qëndrimin e tij.

“Ai është pjesë e planeve tona te Chelsea”, ka thënë fillimisht Lampard, transmeton lajmi.net.

“Bayern Munich? Nuk ka përgjigje definitive, do ta dimë të hënën. Callum është lojtar i yni, ajo që ai do është të jetë në konsideratë, të punojë për ne”, shtoi trajneri i Chelsea.

Mbetet të shihet në dy ditet e fundit të merkatos nëse Bayern Munich do të sigurojnë kartonin e Odoi. /Lajmi.net/

Lexo të tjera