Sport

Lautaro: Tani jam në Inter, të nesërmen nuk e di

0
lautaro:-tani-jam-ne-inter,-te-nesermen-nuk-e-di

Lautaro ka qenë i lidhur me një transferim te Barcelona gjatë gjithë verës, por përfundimisht qëndroi në Inter dhe tani është duke negociuar një vazhdim të marrëveshjes, transmeton lajmi.net. 

“Unë punoj çdo ditë që të jem më i mirë. Sot unë jam një lojtar i Interit dhe dua të jap maksimumin tim për këtë skuadër. Jam i lumtur, dua të fitoj dhe të fitoj një trofe me Interin. Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë nesër, por sot mund të them se jam i lumtur në Inter”, tha Lautaro.

“Falënderoj tifozët për dashurinë që më dhurojnë, e njëjta gjë vlen edhe për njerëzit që punojnë në klub dhe që janë gjithmonë aty për mua”, shtoi argjentinasi. /Lajmi.net/ 

Lexo të tjera