Sport

Lazio fiton dramën e tetë golave ndaj Beneventos, Muriqi zhvillon 20 minuta

0
lazio-fiton-dramen-e-tete-golave-ndaj-beneventos,-muriqi-zhvillon-20-minuta

Ndeshja ishte mjaftë interesante, me dy skuadrat që kërkonin pikët e plota, shkruan lajmi.net.

Depaoli realizoi autogol për të kaluar Lazion në epërsi (10′), pastaj Immobile dyfishoi shifrat (20′).

Pas gjashtë minutave, i saktë nga penalltia ishte Correa për rezultatin 3 – 0 (36′), por në fundin e pjesës së parë, Benevento gjeti golin përmes Sau (45′).

Benevento shënoi sërish autogol në fillim të pjesës së dytë, vetëm se këtë herë ishte Montipo (48′).

Golin e dytë për skuadrën mysafire e shënoi Viola (63′) nga pika e bardhë, derisa Glik realizoi golin e tretë dhe të fundit për këtë ndeshje për Beneventon.

Për rezultatin përfundimtar 5 – 3, u përkujdes Immobile në minutën e fundit (90+6).

Ylli kosovar, Vedat Muriqi u inkuadra në minutën e 70-të, por nuk ia doli të shënojë.

Pas kësaj fitore, Lazio renditët në pozitën e gjashtë me 58 pikë, katër me pak se Atalanta që mban vendin e katërt, derisa Benevento në të 16-ten me 30 sosh./Lajmi.net/

Lexo të tjera