Lajme

LDK-ja thotë se i ka 61 vota, thërret seancë të jashtëzakonshme për projektligjin e rimëkëmbjes

0
ldk-ja-thote-se-i-ka-61-vota,-therret-seance-te-jashtezakonshme-per-projektligjin-e-rimekembjes

Gashi ka thënë se në emër të 61 deputetëve nënshkrues ka bërë kërkesën për votim të projekt-ligjit të hënën.

“Në emër të 61 deputetëve nënshkrues, sot kam kërkuar seancë të jashtëzakonshme për ditën e hënë në orën 10:00, për ta votuar në lexim të parë projekt-ligjin për rimëkëmbje ekonomike”, ka thënë shefi i GP të LDK-së.

Sot ka dështuar për të gjashtën herë votimi i projekt-ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, pasi në votim nuk kanë marrë pjesë opozita, VV dhe PDK.

Qeveria ka dështuar të sigurojë 61 vota në votimin e sotëm për këtë projekt-ligj, pasi pro kanë votuar vetëm 58 deputetë.

Theksojmë se për të gjashtën herë ka dështuar votimi i këtij projektligji në Kuvendin e Kosovës për shkak të mungesës së votave të domosdoshme. /Lajmi.net/

Lexo të tjera