Bota

LeBron dhe Davis po shkëlqejnë në ‘Play Off’ – arrijnë atë që nuk është arritur nga viti 1961

0
lebron-dhe-davis-po-shkelqejne-ne-‘play-off’-–-arrijne-ate-qe-nuk-eshte-arritur-nga-viti-1961

Dyshja kanë dominuar këtë post-sezon, duke arritur të eliminojnë Portland Trail Blazers dhe Houston Rockets.

Ata në serinë ndaj Houston të dy kanë regjistruar së paku 25 pikë për ndeshje dhe 10 kërcime për ndeshje, përcjell lajmi.net.

Këto shifra nga një dyshe e së njëjtës skuadër janë arritur në vitin 1961 për herë të fundit, nga Bob Pettit d he Cliff Hagan (St.Louis Hawks).

Bron dhe AD duhet cekur se kanë arritur së paku 25 pikë për ndeshje dhe 10 kërcime për ndeshje gjatë gjithë post-sezonit.

Kështu, ata i bashkohen Pettit dhe Hagan (1959) si bashkëlojtarët e vetëm që arrijnë këtë gjë në historikun e post-sezoneve në NBA.

Lakers presin për fituesin e serisë nga Clippers-Nuggets për finalen e konferencës perëndimore. /Lajmi.net/

Lexo të tjera