Bota

LeBron dhe Davis shkëlqyen përsëri, Lakers avancojnë 2:0 në finalen e NBA

0
lebron-dhe-davis-shkelqyen-perseri,-lakers-avancojne-2:0-ne-finalen-e-nba

Miami kryesoi vetëm dy herë në këtë ndeshje, të dyja herët në fillim të lojës (5:4 dhe 8:6), shkruan lajmi.net.

Kur Lakers u shkëputën në epërsi prej tetë pikësh në mes të çerekut të parë, nuk kishte kthim për Miami, që luajtën pa të lënduarit Dragic dhe Adebay.

LeBron dhe Davis vazhduan me paraqitje të mirë në këtë seri finale. LeBron shënoi 33 pikë me nëntë kërcime dhe nëntë asistime, ndërsa Davis arriti të realizonte 32 pikë.

Ndeshja e tretë finale luhet mes së dielës dhe së hënës sipas kohës tonë lokale./Lajmi.net/

Lexo të tjera