Ylli i Los Angeles Lakers priu mbrëmë skuadrën e tij drejt triumfit të parë në serinë finale, së bashku me Anthony Davis.
Pas ndeshjes, LeBron nuk ka bërë gjumë, duke mbetur i përkushtuar vetëm në kundërshtarin, tashmë për ndeshjen e dytë.
Raportime nga ShBA thonë se ‘Mbreti’ nuk ka bërë gjumë deri në orën 04:30 në mëngjes, duke parë sekuencat e ndeshjes së parë, të cilën Lakers e fituan, përcjell lajmi.net.
“Kam parë disa gjëra që mund t’i përmirësojmë si në aspektin defensivë ashtu edhe atë ofensivë”, citohet të ketë thënë James.
Lakers mund t’i kenë punët më të lehta në ndeshjen e dytë, pasi Dragic dhe Adebayo pritet të mungojnë si pasojë e dëmtimeve. /Lajmi.net/