Rozë

Lediana këndon këngën e Mevlanit në takim me konkurrentin e ri të “Përputhen”

0
lediana-kendon-kengen-e-mevlanit-ne-takim-me-konkurrentin-e-ri-te-“perputhen”

Lediana së fundmi ka bërë një veprim jo të zakontë në takimin e saj me Blerimin nga Kumanova, shkruan lajmi.net.

Në mes të takimin ajo filloi të këndonte njërën nga projektet muzikore të konkurrentit tjetër, Mevlanit.

Ndonëse konkurrenti i ri i theksoi Ledianës se ai nuk do të pëlqente të flisnin për persona tjerë Lediana vazhdoi duke përmendur Mevlanin.

Gjatë takimit Blerimi e pyeti Ledianën se a do t`i pengonte që bashkëshorti i saj të kishte të njëjtin profesion si ajo dhe Lediana me humor u përgjigj se jo nuk do të kishte rëndësi nëese do ishte mjek apo këngëtar .

Pas këtij komenti duket se konkurrenti i ri nuk duroi më gjatë dhe u largua nga tavolina duke e lënë Ledianën të këndonte me veten.

Biseda mes Blerimit dhe Ledianës:

Lediana: kam në mendje këtë këngën shuj shuj se pa ty nuk po vuj vuj

Blerimi: Akoma me mendjen tek Mevlani ti?

Lediana: Jo nuk e kam mendjen tek ai por më erdhi në mendje kënga.

Blerimi: Mendoj që sa më pak të përmendësh emra të tjerë është më mirë në takimin tonë.

Lediana: Unë mendoj se sa më shumë të përqendrojmë vëmendjen tek ne të dy është më mirë.

Blerimi: A është problem që jemi në të njëjtin profesion?

Lediana: S’është problem si mjek si këngëtar…

Blerimi: Këngëtar? Ika unë…

Lediana:  A do ma këndosh dhe ti një këngë?

Lediana  në studio e mohoi pjesën se fjala këngëtar kishte lidhje me Mevlanin, por ishte e rastësishme gjatë bisedës me Blerimin./Lajmi.net/

Lexo të tjera