Uncategorized

Ledina Çelo sjell pak nga kënga e re, që e rikthen në skenë pas shumë kohe

0

Ledina Çelo tash e një kohë të gjatë ka pauzuar nga muzika, duke u fokusuar në jetën private, shkruan lajmi.net.

Por, ajo së fundi ka vendosur të rikthehet me projekt të ri, titulli i të cilit është “C’est la vie” dhe vjen i shoqëruar edhe me klip.

Me anë të një postimi në Instagram, Ledina tha se nuk ishte aspak e lehtë ta realizonte këtë këngë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, por e finalizoi dhe do ta publikojë më 6 nëntor.

“C‘EST LA VIE“ Nje kenge e re per ju publik dhe fansa te dashur! Video klipi u realizua jo lehtesisht per shkak te situates jo te zakonshme, por mendoj pikerisht ne kete moment kemi nevoje per nota shpirti dhe dashurie. (YouTube premiere ne 06.11.2020 )”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Ledina ditë më parë publikoi fotografi nga prapaskenat e këtij klipi, ku erdhi shumë joshëse  si ‘cowgirl’. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

🍁#soon „C‘est la vie“

A post shared by Ledina Celo (@ledinacelo) on

Lexo të tjera