Sport

Lewandowski me katër gola, Bayern djersitet për të mposhtur Herthan

0
lewandowski-me-kater-gola,-bayern-djersitet-per-te-mposhtur-herthan

Bavarezët triumfuan me rezultat të ngushtë 4:3 ndaj Hertha Berlin në fund.

Vendasit patën një epërsi të dy golave, kur Robert Lewandowski (40’ 51’) tundi rrjetën dy herë.

Por mysafirët u rikthyen në lojë dhe barazuan gjithçka. Fillimisht, Cordoba (60’) ngushtoi diferencën, ndërsa Cunha (71’) vendosi baraspeshën.

Ishte sërish Lewandowski (85′) që i riktheu epërsinë Bayernit. Ngakam (88′) sërish barazoi rezultatin.

Sulmuesi polak (90+2′) i dha fitoren ekipit të tij, duke shënuar golin e katërt personal në këtë sfidë nga penalltia.

Bayern pas tre ndeshjeve ka gjashtë pikë. /Lajmi.net/

Lexo të tjera