Sport

Liga e Evropës: Drita shkruan historinë në Maqedoni, mposht Sileksin për të kaluar në raundin e tretë kualifikues

0
liga-e-evropes:-drita-shkruan-historine-ne-maqedoni,-mposht-sileksin-per-te-kaluar-ne-raundin-e-trete-kualifikues

Skuadra nga Gjilani, Drita, ka shënuar fitore të lehtë në udhëtim kundër skuadrës së Sileks, shkruan lajmi.net.

‘Intelektualët’ shënuan fitore 0:2, duke arritur ta mbajnë kështu portën e paprekur.

Goli i parë në këtë takim erdhi nga pika e bardhë e penalltisë, pas një goditjeje të saktë nga Fidan Gërbeshi, në minutën e 48’.

Rezultati final u vendos në minutën e 80’, kur Ardian Limani dërgoi topin në rrjetën e maqedonëve.

Kjo fitore është historike për Dritën, pasi kështu ata bëhen skuadra e parë kosovare që arrin në raundin e tretë kualifikues në Ligën e Evropës, ku do të përballet me Legian e Varshavës. /Lajmi.net/

Lexo të tjera