Sport

Liga e Evropës: Me shumë mund, por Milan kalon në ‘Play Off’ të kualifikueseve

0
liga-e-evropes:-me-shume-mund,-por-milan-kalon-ne-‘play-off’-te-kualifikueseve

Skuadra e Milan ka shënuar fitore 3:2 ndaj norvegjezëve të Bodo Glimt, shkruan lajmi.net.

‘Rossoneri’ e gjetën veten në disavantazh në minutën e 15’, kur Junker kaloi mysafirët në epërsi.

Hakan Calhanoglu shënoi për 1:1 në minutën e 16’, kurse Colombo i dha epërsinë e parë Milanit në minutën e 32’.

Në minutën e 50’, në skenë doli përsëri Hakan Calhanoglu, kur shënoi për 3:1.

Mysafirët tentuan të kthehen në lojë me Hauge në minutën e 55’, por nuk kishin forcë për të bërë më shumë.

Me këtë fitore, Milan kalon në fazën ‘Play Off’ të kualifikuesve të Ligës së Evropës. /Lajmi.net/

Lexo të tjera