Reims shënoi fitore minimale në udhëtim kundër skuadrës së Servette, për të siguruar kualifikimin tutje.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi mesfushori i kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, shkruan lajmi.net
Në këtë ndeshje nuk pati shumë minuta për yllin tjetër kosovar, Arbër Zeneli, i cili luajti vetëm një minutë.
Fitorja e Reims i siguron skuadrës kalimin në raundin tjetër, pra në raundin e tretë të kualifikueseve në Ligën e Evropës.
Për skuadrën zvicërane, Servette, aventura në garat evropiane përfundon këtu. /Lajmi.net/