Bota

Limaj: Marrëveshja në SHBA përshpejton përmbylljen e dialogut Kosovë-Serbi

0
limaj:-marreveshja-ne-shba-pershpejton-permbylljen-e-dialogut-kosove-serbi

Ai në RTK ka thënë se administrata amerikane është përkujdesur që një vend i rëndësishëm botëror si Izraeli ta njohë shtetin e Kosovës, duke e forcuar kështu pozitën e saj në arenën ndërkombëtare.

Limaj tha se kthimi direkt i SHBA-së në tryezën e dialogut është shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe në bisedimet për marrëveshjen gjithëpërfshirëse për njohje reciproke me Serbinë.

“SHBA kanë thirrur dy vende në Shtëpinë e Bardhë. Marrëveshja ka elemente gjeopolitike dhe nuk është thjesht një marrëveshje për normalizim ekonomik”, u shpreh ai.

Lexo të tjera