Sport

Liverpool 3:1 Arsenal, notat e lojtarëve

0
liverpool-3:1-arsenal,-notat-e-lojtareve

Vendasit e gjetën veten në disavantazh pas 25 minutave lojë, kur Alexandre Lacazette i dha epërsinë Topçinjve pas një gabimi të Andy Robertson.

Dominimi i Liverpool u shpërblye brenda pak minutave. Sadio Mane (28’) barazoi rezultatin, para se Robertson (34’) të përmirësonte gabimin dhe t’i jepte skuadrës së tij epërsinë.

L’pool vijoi dominimin edhe në pjesën e dytë, derisa te Arsenal vlen të ceket huqja e dy rasteve të arta nga Lacazette.

Transferi i ri i skuadrës të Merseyside, Diogo Jota (88’) vulosi rezultatin 3:1 me një gol të bukur.

Këtë takim shkëlqeu senegalezi Mane, ndërsa paraqitje të dobët pati David Luiz. /Lajmi.net/

Lexo të tjera