Sport

Liverpool arrin marrëveshje me Jota – pesë vite kontratë për portugezin

0
liverpool-arrin-marreveshje-me-jota-–-pese-vite-kontrate-per-portugezin

Diogo Jota pritet të jetë transferimi i radhës për skuadrën e Liverpool, pas zyrtarizimit të Thiago Alcantara.

Sipas Fabrizio Romano, Liverpool ka marrëveshje personale me Jota, për pesë vite kontratë, transmeton lajmi.net.

Gjithçka u arrit gjatë kontakteve të shpejta sot, me agjentin Jorge Mendes.

Kartoni i lojtarit pritet t’i kushtojë skuadrës së Liverpool 43 milionë euro. /Lajmi.net/

Lexo të tjera