Sport

Liverpool vazhdon me përforcime, Klopp kërkon top futbollistin e Barcelonës

0
liverpool-vazhdon-me-perforcime,-klopp-kerkon-top-futbollistin-e-barcelones

Jurgen Klopp është i interesuar për transferimin e Ousmane Dembele.

Në orët e fundit, Liverpool ka kontaktuar Barcelonën në lidhje me mundësinë e angazhimit të futbollistit francez, raportojnë mediat spanjolle, transmeton lajmi.net.

Klopp dëshiron ta përforcojë edhe më tepër fazën sulmuese të skuadrës, duke sjellë një blerje tjetër pas mesfushorit Thiago Alcantara nga Bayern Munich.

Liverpool ka treshen e sulmit Mane, Salah dhe Firmino, por është duke marrë në konsideratë edhe Dembelen për shkak të talentit dhe shpejtësisë së tij. /Lajmi.net/

Lexo të tjera